Dyshohet për një mjet shpërthyes në vendin ku po ndërtohet xhamia në Prishtinë.

Dyshime për një mjet shpërthyes tek zona afër xhamisë.

Dyshohet për një mjet shpërthyes në vendin ku po ndërtohet xhamia në Prishtinë.

Në vendin ku po ndërtohet Xhamia e Madhe po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Insajderi.com e cila tha se mjeti është i mbetur para shumë kohësh në atë zonë

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Në javën e fundit ka pasur shumë debate rreth ndërtimit të kësaj xhamie, kundërshtimi ka qenë shumë i zhurmshëm. /Insajderi.com/