Dyshohet për vjedhje në Austri – policia arreston në Prizren

Dyshohet për vjedhje në Austri – policia arreston në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pas një urdhërarresti që kishte nga shteti austriak.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Insajderi.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të Departamentit për Krime të Rënda, sipas fletë arrestit të shtetit të Austrisë, është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, thuhet ne raportin e Prokurorisë Themelore në Prizren. /Insajderi.com