Dyshohet se babë e bijë u vranë në Prizren

Dyshohet se babë e bijë u vranë në Prizren

Një vrasje e dyfishtë dyshohet të ketë ndodhur sot në Prizren, njofton Insajderi.

Sipas raportimeve të medieve, brenda një shtëpie janë gjetur trupat e dy viktimave.

Të dy viktimat dyshohet të jenë babë e bijë, ndërsa viktima mashkull raportohet të jetë zyrtar i Policisë së Kosovës.

Gazeta Online Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga zyrtarët policorë në Prizren, por deri më tani nuk janë të qasshëm. /Insajderi.com