Dyshohet se dhunoi një të mitur, Gjykata në Gjakovë cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin

Dyshohet se dhunoi një të mitur, Gjykata në Gjakovë cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandeehurit K.N., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “dhunim”, njofton Shqip.com.

Sipas aktakuzës, dyshohet se i pandehuri më 30 gusht, në orët e vona të mbrëmjës, në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë, ka detyruar të miturën të kryej aktin seksual.

“Me këto veprime i pandehurit K. N., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nen paragrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, bëhet e ditur se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Insajderi.com