Dyshohet se disa qenë në Prishtinë janë helmuar, tre të ngordhur

Dyshohet se disa qenë në Prishtinë janë helmuar, tre të ngordhur

Disa qenë dyshohet se janë helmuar në fshatin Matiqan të Prishtinës, përcjell Insajderi.

Faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” ka publikuar një video në Facebook ku shihet gjendja e tyre, ndërsa në përshkrim thuhet se tre prej tyre kanë ngordhur.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. Tre të ngordhur deri tani. Njërën tentuam ta shpëtojmë mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ta shpëtojë”.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth rastit./Insajderi.com