Dyshohet se djali theri me thikë babanë në Mitrovicë, deklarohet policia

Dyshohet se djali theri me thikë babanë në Mitrovicë, deklarohet policia

Një person dyshohet se ka therë me thikë babanë e tij sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Sipas policisë, një i dyshuar e ka therë me thikë një 58-vjeçar, me një mjet të mprehët.

I lënduari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Këtë për Gazetëm Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili shtoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40.

“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në  Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se  viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë)  i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia  ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka thënë ai. /Insajderi.com