Dyshohet se falsifikoi rezultatin e votimit në Deçan, ngritet kallëzim penal ndaj një personi

Dyshohet se falsifikoi rezultatin e votimit në Deçan, ngritet kallëzim penal ndaj një personi

Prokuroria e Shteti ka njoftuar sot se ka ngritur 12 kallëzime penale ndaj 13 personave të dyshuar për shkelje ligjore gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Prokuroria ka thënë se ka ngritur kallëzim penal për dyshim të “falsifikimit të rezultatit të votimit” ndaj një personi në Deçan.

“Një (1) të dyshuar (Komisioner) për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 219 në komunën e Deçanit, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Pejë”, njofton Prokuroria e Shtetit. /Insajderi.com