Dyshohet se ka vdekur një 18-vjeçar nga Opoja në një liqe në hyrje të Maqedonisë së Veriut

Dyshohet se ka vdekur një 18-vjeçar nga Opoja në një liqe në hyrje të Maqedonisë së Veriut

Një i ri nga Opoja dyshohet se e ka humbur jetën në një liqe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi

Lajmin  për Gazeten Online Insajderi, e ka konfirmuar  Shaban Osmanollaj zëdhënësi i policisë në Prizren.

“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, dyshohet ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit”,

Gazeta Insajderi nga burimet e saj mëson se personi që humbi jetën ishte 18-vjeçar nga fshati Brrut i Dragashit.

Ndërsa liqeni ku humbi jetën gjendet afërsisht 1 kilometër në territorin e Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht në gjetjen e personit po angazhohen autoritetet e Maqedonisë së Veriut./Insajderi.com