Një burrë dhe një grua janë arrestuar të premten në Gjilan nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, njofton Insajderi.
Ata janë intervistuar dhe më pas janë liruar.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është hapur si “Marrje me prostitucion”.
“Gjilan 14.05.2021-NN. Më, 18.06.2021 janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar dhe rasti të dërgohet në gjykatë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com