Dyshohet se në gjendje të dehur shkaktoi aksident dhe rrahu viktimën – Suspendohet eprori i lartë i policisë në Veri

Dyshohet se në gjendje të dehur shkaktoi aksident dhe rrahu viktimën – Suspendohet eprori i lartë i policisë në Veri

Shefi i Operativës në Njësinë e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Veriut, Bane Jakovljeviq, është suspenduar nga detyra pasi dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Siç bëhet e ditur, deri te suspendimi i tij ka ardhur meqë i dyshuari ishte i përfshirë në një aksident, pas të cilit nën e alkoolit më 30 gusht, në fshatin Zubcë të Zubin Potokut, kishte ikur nga vendi i ngjarjes së bashku me vëllanë e tij, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.

Pas kësaj, dyshohet se Jakovljeviq bashkë me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë rrahur viktimën para spitalit rajonal në Mitrovicë për shkak të lajmërimit të rastit.

Inspektorati Policor ka filluar hetim penal për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar ” ndaj zyrtarit policor, Jakovljeviq.

Prandaj IPK ka rekomanduar drejtorin e Policisë së Koosvës që i njëjti të suspendohet deri në përfundim të hetimeve. /Insajderi.com