Dyshohet se një islandeze u dhunua në Prishtinë

Dyshohet se një islandeze u dhunua në Prishtinë

Një shtetase islandeze ka raportuar në Policinë e Kosovës, të dielën, se është dhunuar në Prishtinë.

Si rezultat i kësaj personi i dyshuar është arrestuar.

Është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje e rastin, Policia ka intervistuar disa dëshmitarë.

Ndërsa, islandezja është dërguar për ekzaminim mjekësor. /Insajderi.com