Për aksionin që u zhvillua mëngjesin e së shtunës nga Policia dhe Dogana e Kosovës kundër kontrabandimit me mallra në veri të vendit, dyshohet se pasur rrjedhje të informatës zyrtare.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se në këtë përfundim kanë ardhur pasi në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura, por mungonin pajisjet për atë veprimtari të jashtëligjshme.
Ndaj, siç ka njoftuar Sveçla, PK-ja është duke zhvilluar hetime intensive për këtë rast.
Mes tjerash, ka thënë se gjatë aksionit janë kontrolluar tri lokacione/hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave.
“Aksioni ka përfunduar pa incidente”./Insajderi.com