Vetëvritet një 47 vjeçar në Prishtinë

Vetëvritet një 47 vjeçar në Prishtinë

Një 47 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri sonte (e diel) në parkun e Arbërisë në Prishtinë, njofton Insajderi.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com