Dyshohet se rrahu ish-të dashurën, djali i Rifat Jasharit dërgohet në mbajtje

Dyshohet se rrahu ish-të dashurën, djali i Rifat Jasharit dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën mbrëma një person, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për djalin e Rifat Jasharit, Fazli Jasharin, i cili thuhet se i ka shkaktuar lëndime trupore, ish të dashurës së tij.

Ndërkaq, rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar edhe policia.

“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e sulmit fizik, në këtë rast  lëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë dhe i njëjti me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Insajderi.com