Dyshohet se shtyu vajzën e tij të bëjë vetëvrasje, arrestohet

Dyshohet se shtyu vajzën e tij të bëjë vetëvrasje, arrestohet

Një person është arrestuar mëngjesin e së dielës në Prishtinën pasi dyshohet se ka shtyrë vajzën e tij të bëjë vetëvrasje, njofton Insajderi.

Siç njofton policia, i njëjti i ka bërë presion psikik asaj.

Rasti është hapur si “Dhunë në familje/Shtytje në vetëvrasje”.

“Prishtinë, 04.04.2021-05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti dyshohet se ka shty në vetëvrasje vajzën e tij viktimën femër kosovare duke i bere presionit psikik. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com