
Me dyer të mbyllura është duke u mbajtur seanca ndaj të dyshuarit Labinot Gruda për “vjedhjen e 2.1 milionë euro”.
Ai ka dalë po merret në pyetje në Departamentin e Krimeve të rënda, njofton Insajderi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin e skandalit 2 milionësh.
Përmes katër transaksioneve të ndryshime mbi 2 milionë euro të shtetit janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” me bazën në Llapushnik të Drenasit.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa tha se vjedhja ka ndodhur përmes një sulmi kibernetik. /Insajderi.com