Dyshon se burrit të vdekur nuk i ofruan trajtim mjekësor, gruaja nga Gjakova ankohet në Polici

Dyshon se burrit të vdekur nuk i ofruan trajtim mjekësor, gruaja nga Gjakova ankohet në Polici

Një grua nga Gjakova dyshon se burrit të saj tashmë të ndjerë, nuk i është ofruar trajtim mjekësor, në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku viktima ishte i shtrirë.

Ajo ka raportuar dje në polici se vetëm një ditë më parë, bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë, dhe se dyshon që viktimës për shkak të neglizhencës dhe mosmarrëveshjes së stafit mjekësor, i është ofruar tretman i pandërgjegjshëm mjekësor.

Në raportin 24-orësh të Policisë, tutje lidhur me këtë thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Spitali Rajonal Gjakovë 23.07.2020 – 12:00. Më 24.07.2020 ankuesja femër kosovar ka informuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka vdekur më 23.07.2020, dhe shprehë dyshimin se viktimës për shkak të neglizhencës dhe mosmarrëveshjes së stafit mjekësor, nuk i ishte ofruar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/