E çuditshme- kjo është arsyeja pse u mbyllën lojërat e fatit në Kosovë

E çuditshme- kjo është arsyeja pse u mbyllën lojërat e fatit në Kosovë

Vrasja në Suharekë ishte pikënisja që grupi parlamentar i LDK-së bëri thirrje për seancë të jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove.

Një polic dyshohet që e vrau një punonjës të kazinosë nga afër. Me armë zyrtare të tij, duke u mundur që t’i fsheh edhe faktet relevante.

Dhe krejt ky rast kur duket që kazinoja ishte viktimë e një polici kriminel, u kthye kundër këtij biznesi. Qeveria e pa kundërshtuar edhe nga opozita mori shkas që për këtë incident, dhe një tjetër që do të ndodhte ditë më vonë në Lipjan, që ti mbyllte krejt lojërat e fati. Shpejt e shpejt. Pa studim adekuat. Pa strategji dalëse. Pa e pyetur askënd.

InDoks në këtë dokumentar do t’i kthehet këtij veprimi të Qeverisë për ta parë se sa ishte i duhur. Sa ishte i ngutshëm e sa i ndikuar nga grupet e interesit. Sa ishte për qytetarët, e sa tendencë për të krijuar monopol për një biznes lojërash të fatit.

Do të rishikohen lidhje të vjetra të partisë në pushtet me biznesin e kazinove. Edhe lidhje të dyshimta të forcave të rendit me këtë biznes multimilionësh./ Insajderi.com

InDoks | Loto Qeveria

Bizneset multimilonëshe të lojërave të fatit po mbyllen me një ligj që ende po e mban në tavolinën Hashim Thaçi. Krejt vala kundër tyre nisi në dy raste ku në fakt këto biznese ishin viktimë, në njërin rast viktimë e një polici që dyshohet se kreu vrasje me armë të shtetin.Por, prapa mbylljes së tyre është një histori e pa thënë e klaneve dhe tendencës për të krijuar monopol. Edhe shumë histori që i lidhin partitë në pushtet me financim nga kumari.#InDoks në dokumentarin “Loto Qeveria” me autor Visar Duriqi sjell prapaskenat e këtij vendimi dhe të operacionit të drejtësisë të ndikuar nga politika kundër lojërave të fatit.Sonte live në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 14. April 2019