E çuditshme: Qëndrimi i Haradinajt për taksen postohet në profilin e Thaçit

E çuditshme: Qëndrimi i Haradinajt për taksen postohet në profilin e Thaçit

Qëndrimi për të cilën tash e disa kohë është duke insistuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj për mbajtjen e taksës ndaj Serbisë dhe mundësinë për hapjen e kufijve, çuditërisht është postuar në llogarinë e Hashim Thaçit në Facebook.

Në llogarinë e Thaçit në Facebook është postuar qëndrimi i tij, ku ai lobimin për ta hequr taksën n ndaj Serbisë në këmbim të vizave e quan fyerje.

“Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallërave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për instutucionet dhe qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij.

VIDEO

Thaçi duke i quajtur oferta hileqare dhe diskriminuese thotë këto opsione dërgojnë në ndarjen e Kosovës.

“Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me komptenca ekzekutive, apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opcione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës”.

“Këto projekte janë të turpshme, dhe si të tilla, plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se presidenti i vendit, Thaçi kishte thënë se ai kishte hapur temën e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë gjatë bisedimeve me përfaqësuesen e lartë të BE-së.

Në anën tjetër në samitin e Berlinit, Ramush Haradinaj u ankua se Hashim Thaçi së bashku me Edi Ramën e kishte vënë atë në pozitë të vështirë duke i bërë presion atij për heqjen e taksës./Insajderi.com