E çudtishme: Nitaj do ta dënonte AAK-në kur bëri koalicion me PDK-në e Nismën

E çudtishme: Nitaj do ta dënonte AAK-në kur bëri koalicion me PDK-në e Nismën

Këshilltari i kryeministrit në largim, njëherish deputet i AAK-së, Muharrem Nitaj, do t’i ndalonte me ligj koalicionet parazgjedhore, po të ishte pyetur ai.

“Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë! Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore!”, ka deklaruar Nitaj.

Kështu, i bie se ai do ta dënonte partinë e tij, AAK-në, që para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017, kishte bërë koalicion me PDK-në, AAK-në, AKR-në dhe një sër subjektesh politike të vogla, shkruan Insajderi.

Megjithatë, Nitaj nuk e përjashton ndonjë koalicion parazgjedhor, me arsyetimin se vendimet i merr partia.

“Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme! Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD.  Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

AAK-ja në zgjedhjet e 2017-ës kishte arritur marrëveshje me PDK-në dhe Nismën vetëm pak para se të mbyllej afati i dërgimit të dokumentit për certifikim të koalicionit në KQZ. /Insajderi.com