
Shumë peshqi kanë ngordhur si pasojë e ndotjes së lumit “Lepenc”.
Shoqata e peshkatarëve në Kaçanik, po e akuzon kompaninë e Naser Gurit, biznesmenit të burgosur për “gazin në QKUK” se po i helmon peshqit në lumin “Lepenc”.
Përmes një reagimi, ata kanë fajësuar pompën e benzinës “Bubeari-Petrol”, pronë e Gurit, për ndotjen e lumit, që si pasojë mbetën të ngordhur shumë peshqi, shkruan Insajderi.
Naser Guri, pronar i kompanisë “Buberari Komerc”, është liruar në vitin 2018, pas tre muajsh paraburgim. Ai ishte arrestuar në tetor si i dyshuar për vdekjen e tre pacientëve në QKUK.