E dhimshme: Vajza e gjen fotografinë e saj kur po përshëndeste babin më 1999, për herë të fundit

E dhimshme: Vajza e gjen fotografinë e saj kur po përshëndeste babin më 1999, për herë të fundit

Një faqe në Facebook “Fotografitë që bëjnë historinë” ka shpërndarë një fotografi të një vogëlushjeje që ishte duke i thënë lamtumirë babit të saj më 1999, shkruan IndeksOnline.

Aty thuhej se një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë e një vajzë e vogël po e përshëndeste babin e saj që nuk e dinte se a do të bashkohej më me të.

 

 

Mirëpo, pasi që e lexon përshkrimin e kësaj fotoje, Rina Bulliqi tregon se është vet ajo.

“Nëse hasni në këtë fotografi në internet, përshkrimi është ky: “Një vajzë po i thotë lamtumirë babait të saj, të cilin mund të mos e ketë parë më kurrë”. Familja e saj, sikur edhe shumë të tjera janë ndarë në mënyrë të detyrueshme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Fotografia është bërë në Prishtinë, teksa një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë. Megjithatë, fati i familjes së kësaj vogëlusheje nuk dihet”, shkruhej mbi fotografi.

Ndërsa, tanimë një vajzë e rritur, Rina ka thënë se është hera e parë që po e sheh këtë fotografi. Ndësa e kuptoi se është ajo pasi që kishte lexuar historinë.

This image has an empty alt attribute; its file name is a-9.jpg

Bulliqi ka thënë se jo të gjithë kanë pasur fatin që të bashkohej me familjarët e saj, sikur ajo.