E dhunuara nga serbët tregon vuajtjet që ia shkaktoi Flora Brovina me fotografinë e publikuar

E dhunuara nga serbët tregon vuajtjet që ia shkaktoi Flora Brovina me fotografinë e publikuar

Njëra nga viktimat e dhunuar gjatë luftës tha se fotografia e publikuar nga deputetja Flora Brovina , ani pse nuk ishte e vërtetë, e riktheu edhe një herë në ditët e tmerrit. Ndërsa shton se kishte qarë me ditë të tëra nga kjo.

“Ajo fotografi me riktheu 20 vite mbrapa. Sikur atë ditë kur me kanë marrë serbet, ashtu me ka rikthye Flora Brovina. Ajo është vetë femër, qysh iu kish dok me i publiku gjëra të tilla asaj. Kam qarë tri ditë e tri net për këtë. Iu kam shkruar të gjitha shoqatave, se qysh mundet me na ndodh kjo neve.”

Ato ditë, ajo thotë që ka çdoherë në kujtesë, në çdo veprim që e bën.

“Ju nuk harrohen këto plagë. Nëse shkon me i la sytë, i sheh plagët e tua. Nëse zhvishesh mu pastrua, i sheh plagët e tua. Nuk harrohen asnjëherë”, tha ajo në T7.

Publikimi i një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, përmes së cilës u mundua të dëshmojë për krimet seksuale të serbeve në Kosovë, ngjalli shumë debat në Kosovë

Disa orë më pas, doli që fotografi, është marrë nga disa faqe për të rritur. Kjo gjë, më së shumti i kishte tronditur, ato që më të vërtetë u dhunuan mizorisht nga serbët.