E diela është dita e javës kur pjesa më e madhe e njerëzve pushojnë nga punët e përditshme të një jave të tërë me obligime e angazhime. Por kjo nuk ndodh gjithmonë, të paktën në politikë. Madje, partitë politike shpesh dinë ta shfrytëzojnë fundjavën për të bërë më shumë aktivitete, për ta marrë vëmendjen më të madhe të opinionit.
Në këtë të diel, të paktën deri më tani, ndodhën tri koalicione për garën e balotazhit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shtrëngoi duart me kreun e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yakcilar.
Veseli po kërkon mbështetje nga kjo parti për garën e balotazhin që do të mbahet më 19 nëntor (këtë të diel), për kryetar të Prizrenit, qyteti i dytë më i madh në Republikën e Kosovës.
Në garën e këtij qyteti janë kandidati i PDK-së Shaqir Totaj dhe ai i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.
Në fakt, partia e Mahir Yakcilarin është në koalicion qëndron me PDK-në. Këto parti kanë histori të gjatë të bashkëpunimit. Prej se PDK-ja është në pushtet, Yakcira ka qenë ministër i Ministrisë së Administratës Publike (MAP).
Koalicioni tjetër që ndodhi në këtë të diel ishte ai AKR-së dhe Partisë së Drejtësisë në Mitrovicë.
Kandidati i AKR-së Agim Bahtiri dhe përfaqësuesi i Parisë së Drejtësisë Vesel Neziri nënshkruan marrëveshje për ta mbështetur kandidaturën e Bahtirit për garën e balotazhin në këtë qytet.
Bahtiri është në garë me kandidaten e PDK-së Valdete Idrizi.
Përderisa AKR po kërkon ndihmë në Mitrovicë, po kjo parti po i jep mbështetje një partie në një qytet tjetër.
Është koalicioni mes AKR-së dhe LDK-së në qytetin e Ferizajt. Këto dy parti synojnë që ta fitojnë garën përball kandidatit të PDK-së, Agim Aliu.
Gjatë një takimi Sfarça së bashku me kryesuesin e degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, nënshkruan marrëveshjen për të cilën kishin rënë dakord për zgjedhjet lokale.
Ndërsa Labinot Tahiri nga AKR-ja ka thënë se, cilido që i fiton zgjedhjet lokale, do t’i shërbejë qytetarëve.
“Pavarësisht a fiton Sfarça, apo ndokush, tjetër unë do ta hjeki borën gjithë dimrin, sepse më intereson interesi i gjithë qytetarëve, dhe në këtë takim e falënderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës që i ka bërë ftesë për koalicion Aleancës Kosova e Re”, ka ndër tjera Tahiri.
Derisa po i afrohemi zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 19 nëntor të këtij viti, janë intensifikuar edhe takimet për arritjen e marrëveshjeve për balotazh./Insajderi.com