E diela sportive e Haradinajt: Pas ecjes në male, i bie mishit

E diela sportive e Haradinajt: Pas ecjes në male, i bie mishit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur Istogun për të kaluar vikendin.

Ai së bashku me disa miq të tij, dhe ish-deputetin Gani Dreshaj ka vizituar Vrellën e Istogut, konkretisht vendin e quajtur Lugu i Butë.

“Ecje nga Istogu deri te Lugu i Butë. Falemnderit për mikpritjen Gani Dreshaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ndërsa ka postuar foto duke ecur.

Pas kësaj shëtitje siç duke Haradinaj së bashku me miqtë e tij janë lodhur dhe kanë hyrë për të drekuar, ku shihet edhe nga foto e postuar.

Ecje nga Istogu deri te Lugu i Butë. Falemnderit për mikpritjen Gani Dreshaj.RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 19. Januar 2020

Në shëtitje ka dale edhe vëllau i tij, Dauti, por ai ka zgjedhur Lugiën e Dushkajës.

“Sot me disa shokë e kaluam një ditë të paharruar në Luginën e Dushkajës”, ka shkruar Dauti në Facebook.

Edhe ky i fundit pas ecjes siç duket është lodhur, me çrast ka hyrë në një lokal që gjendet në këtë pjesë për të pirë kafe.

Sot me disa shokë e kaluam një ditë të paharruar në Luginën e Dushkajës.DH

Gepostet von Daut Haradinaj am Sonntag, 19. Januar 2020