E fshehu nën urë armën që u përdor në tentimvrasje

E fshehu nën urë armën që u përdor në tentimvrasje

Në rr. Ismail Qemaili në Gjakovë njësitet policore nën urë mbi lumin Drin, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në një rast tentimvrashe para du ditësh.

“I dyshuari akoma gjendet në arrati, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin si dhe ne kerkim të të dyshuarit”, raporton policia.

Më 25 tetor në ora 15:15, viktima mashkull shqiptar raporton se derisa ka qenë në rrugë për shkaqe të panjohura një i dyshuar mashkull shqiptar derisa ka qenë me veturë ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima kishte pësuar lëndime të lehta në gishtat e këmbës, kurse lidhur me rastin ishte njoftuar edhe prokurori publik.