
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Suharekam pasi kishte detyruar një grua, me të cilën ishte në lidhje pa dëshirën e saj, të futet në veturë.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Brigada 123”, ndërsa rastin në polici e ka paraqitur vetë viktima.
Siç ka bërë të ditur policia, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Insajderi.