E gërrditshme: Pas dështimit të negociatave, ish-deputeti i VV-së ia përmend Mustafës vrasjen e Deharit

E gërrditshme: Pas dështimit të negociatave, ish-deputeti i VV-së ia përmend Mustafës vrasjen e Deharit

Disa orë pas dështimit të negociatave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi, ia ka përmendur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Astrit Dehari.

Kurteshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka shtruar pyetjen: “Kush e vrau Astrit Deharin”, në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka përmendur kryetarin aktual të LDK-së, asokohe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, të përfshirë “urdhrin e pushtetit politik-policor”, që sipas tij, arrestoi gjashtë aktivistë të VV-së.

“Sot, më 30 gusht, mbushen tre vjet qëkur me urdhër të pushtetit politik-policor të udhëhequr nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli, nën akuzën për terrorizëm, u arrestuan 6 aktiviste/ë të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurteshi, në një shkrim të publikuar në Facebook.

Kurteshi ka thënë se “klani politiko-policor”, në të cilin e ka Isa Mustafën, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, kanë ndërmarrë veprime kriminale që, sipas tij, e kanë çuar Deharin në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku kishte ndërruar jetë më 30 gusht të 2016-s.

“Pas të gjitha veprimeve kriminale dhe gjykimit-farsë të organizuar nga klani kriminal politiko-policor, i udhëhequr nga Beqir Kalludra, tani e një vit e gjysmë, që nga fundmarsi i vitit 2018, ka pushuar çdo veprim gjyqësor në rastin e “sulmit terrorist në ndërtesën e Kuvendit”. Vetëm heshtje kriminale”, ka deklaruar Kurteshi.  /Insajderi.com