Dje në fshatin Hajvali, Prishtinë, është arrestuar një mashkull.
Policia thotë se ai me veturë e ka goditur qëllimisht një person, i cili është shtetas i Shqipërisë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.