E hupi kontrollin Haki Abazi, e hupiii

Veglat e tij, Jeta Xharra e Faik Ispahiu, para se të abuzojnë me shifra për interesa të Haki Abazit duhet dhënë shpjegime për përfitimet e tyre. Si ndodhi qe OJQ-të e drejtuara nga këta dy të përfitojnë mbi 1 milionë euro, jo vetëm 81 mijë, nga RTK-ja e kontrolluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e ShIK-u? Pse askush nga mediat nuk e pati këtë mundësi, përpos dy besnikëve të Haki Abazit?

E hupi kontrollin Haki Abazi, e hupiii

Një përgjigje zyrtare ndaj Haki Abazit dhe falangës së tij, të quajtur Kallxo.com.

Pas shkrimeve kritike të publikuara në Insajderi, pesë faqe online të drejtuara nga bashkëpunëtorët e Haki Abazit ripostuan përnjëherë një lajm të vjetër. Me qëllim mbylljen e gojës të mediave kritike ndaj qeverisë. Kanë shpërndarë Fake News. Po abuzojnë me shifra, duke i keqinterpretuar ato pa ia dhënë mundësinë për sqarime mediave që po i baltosin. Është e çuditshme se si vetëm disa sekonda pas postimit, menjëherë shfaqen fake profile që e shkruajnë: Kqyre, kqyre Parim Ollurin për qita po i jep zor kundër Kurtit.

Po dyshoj që Hakiu po i hapë vetë këto profile fake, sepse kritika ndaj tij e Kurtit po i dhemb.
Meqë homologët e mi të mediave tjera po frikësohen nga baltosjet e militantëve, më lejoni ta bëjë të ditur që unë nuk i jap pesë pare për “harbutërinë” e tyre.

Kjo shumë e paguar nga Telekomi përgjatë katër viteve, e cila po përdoret nga makineria qeveritare e baltës, nuk ka mbuluar më shumë se dy muaj paga të gazetarëve e shpenzime të Insajderit.
E kam sqaruar disa herë këtë.

Mirëpo, sonte vendosa të flasë më shumë se kush është Haki Abazi dhe veglat e tij që drejtojnë portalin qeveritar, Kallxo.com.

Haki Abazi, kapo i dikurshëm i shoqërisë civile, është i vetmi njeri i këtij segmenti shoqëror ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për pastrim parash.

Veglat e tij, Jeta Xharra e Faik Ispahiu, para se të abuzojnë me shifra për interesa të Haki Abazit duhet dhënë shpjegime për përfitimet e tyre.

Si ndodhi që OJQ-të e drejtuara nga këta dy të përfitojnë mbi 1 milionë euro, jo vetëm 81 mijë, nga RTK-ja e kontrolluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e ShIK-u?

Pse askush nga mediat nuk e pati këtë mundësi, përpos dy besnikëve të Haki Abazit?

Le të na tregon Haki Abazi për qindra mijëra eurot që ia dha me dorë të tij dy drejtuesve të portalit qeveritar, Kallxo’hit.

A është kjo arsyeja që ky portal është kthyer në një “gijotinë” të kritikëve të Albin Kurtit?

Si ndodhi që OJQ-të e këtyre dy besnikëve të Hakiut të përfitojnë projekt të rëndësishëm në kohën e qeverisë së PAN-it, nga një ish-ministër i Nismës?

Të njëjtin projekt e kishin realizuar edhe gjatë qeverisjes LDK-PDK, të nënshkruar me një zëvendësministër të PDK-së.

Si ndodhi që këta dy besnikë përfituan nga një marrëveshje me Policinë e Kosovës, në kohën kur drejtohej nga Shpend Maxhuni, besnik i Hashim Thaçit dhe tash nga Rashit Qalaj, besnik i Elmi Reqicës së ShIK-ut?

Si ndodhi që ky portal është përzgjedhur për të realizuar një projekt të Qeverisë Kurti?

Kaq për sonte. Që thoshte Haki Abazi: Pas pandemisë i kallëzoj do sene për Avdullah Hotin. Të njëjtën po e përsërisë edhe unë: Pas pandemisë i bëjë publike edhe disa për Hakiun dhe dy veglat e tij.