A e kandidoi PDK-ja Ramiz Lladrovcin sërish në Drenas?

A e kandidoi PDK-ja Ramiz Lladrovcin sërish në Drenas?

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka fituar besimin e partisë së tij, PDK, që të rikandidojë për kryetar të komunës.

Rreth dhjetë muaj pasi fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, Lladrovci është zyrtarizuar si kandidat i PDK-së në Drenas edhe për zgjedhjet e 22 tetorit, raporton Gazeta Online Insajderi.

Pavarësisht se kishte konkurrencë brenda partisë, me Bislim Zogajn që përflitej si emër i mundshëm për t’u kandiduar nga PDK-ja në Drenas, Lladrovci do të synojë të mbetet kryetar edhe pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Për konkurrentë në këtë komunë, i kandiduari nga PDK-ja do ta ketë edhe kryesuesin aktual të Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazajn. /Insajderi.com