E kërcënonte duke i kërkuar para babait – arrestohet prishtinasi

E kërcënonte duke i kërkuar para babait – arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që ka kërcënuar babain e tij, duke i kërkuar para.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, rreth orës 20:35, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kërcënuar babain e tij duke i kërkuar para. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com