E kishte fshehur telefonin në kuletë për t’ia dërguar një të burgosuri – Suspendohet oficeri korrektues

E kishte fshehur telefonin në kuletë për t’ia dërguar një të burgosuri – Suspendohet oficeri korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një oficer korrektues në burgun e Dubravës, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, oficerët korrektues gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës kanë hetuar se H.L oficer korrektues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në kuleten tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës.

“Me të hetuar kete veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç,rast kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Vetëm brenda pak ditësh, SHKK-ja ka kapur dy zyrtarë duke tentuar të fusin kontrabandë brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës./Insajderi.com

No description available.