E konfirmon Grenell – Trump do ta vizitojë Kosovën

E konfirmon Grenell – Trump do ta vizitojë Kosovën

I Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin.

Megjithatë Grenell shton se ende nuk është vendosur ndonjë datë, përcjellë KK.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

Ndërsa ka folur për një radio serbe në Chicago, Richard Grenell, thotë se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vet ato.

”Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi. Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”, ka thënë ai.

Këto komente të Grenell vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. /Insajderi.com