E konfirmon Shemsi Mustafa: Këtu ishte epiqendra e tërmetit në Kosovë

E konfirmon Shemsi Mustafa: Këtu ishte epiqendra e tërmetit në Kosovë

Rreth orës 22:13 lëkundje të lehta të tokës janë dëgjuar në Kosovë.

Në lidhje me tërmeti që goditi Kosovën Insajderi ka kontaktuar Shemsi Mustafën nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

Mustafa ka bërë më dije se dridhja ka qenë e shkallës 3.0, ndërsa epiqendra ishte në Komunën e Lipjanit mes Magurës dhe Suhodollit.

“Në Komunën e Lipjanit mes Magures dhe Suhodollit ka qenë epiqendra në Kosovë, dridhja ka qenë e shkallës 3.0 te rihterit, ka ndodh rreth orës 22:13”, ka deklaruar Mustafa për Insajderin.

Dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Shqipëri, konkretisht në Tiranë si dhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut.

 

Tërmet në Kosovë

Tërmet edhe në Shqipëri