Akti në Gjilan është kryer me armë zyrtare, policja ka qenë aktive

Akti në Gjilan është kryer me armë zyrtare, policja ka qenë aktive

Zyrtarisht është konfirmuar tash se policja Valdete Bllaca ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe veten më pas me armën e saj zyrtare.

Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Dyshohet se revolja e përdorur në rast është zyrtare. Zyrtarja policore ka qenë zyrtare aktive e policisë”, ka thënë nënkolonel Remzi Azemi.

“Kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë. Kemi marr informacionin për të shtëna. Kemi të bëjmë me një zyrtare policore dhe këtu kanë ardhur për të asistuar edhe IPK-ja. Jemi në fazën fillestare të hetimeve po bëhet vëzhgimi i vendit të ngjarjes dhe nuk mund të japim informacione të tjera”, ka thënë prokurori i shtetit.

Policia ka qenë duke punuar sipas konfirmimit në Stacionin Policor të Gjilanit.