E konfirmuar nga Presidenca: Osmani dhe Peach takohen të enjten

E konfirmuar nga Presidenca: Osmani dhe Peach takohen të enjten

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të takohet më 10 shkurt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nga presidenca kanë konfirmuar për Shqip.com se takimi mes Osmanit dhe Peach do të mbahet në orët e paradites.

Peach ka arritur arritur të mërkurën në Prishtinë pas një vizite dyditore në Beograd.

Presidenca e Kosovës.

Ai pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit dhe kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë si i dërguar për Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.

Takime ka zhvilluar edhe në Beograd ku është është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Temë e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e emisarit britanik në Beograd dhe Prishtinë pason menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar./Insajderi.com