Një vajzë e mitur është goditur nga një veturë që po drejtohej nga një person dhe ka pësuar lëndime fatale, njofton Insajderi.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, në rrugën Shemsi Ahmeti, të premten rreth orës 12:00.
Siç raporton policia, i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren e mitur femër kosovare.
Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime dhe merr ndihmën e parë në Emergjencën në Mitrovicë dhe dërgohet në QKUK-së.
Viktima si pasojë e plagëve te marra në aksident ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Insajderi.com