E mitura në Fushë-Kosovë dërgohet për të lindur

E mitura në Fushë-Kosovë dërgohet për të lindur

Policia e Kosovës njofton se nga Reparti i Gjinekologjisë në Fushë Kosovë kanë raportuar se një vajzë e mitur shtatzënë, është pranuar në maternitet për të kryer lindjen.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy persona (ai me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës).

Me vendim të prokurorit të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”./Insajderi.com