E mitura nga Skenderaj shkon për të lindur në QKUK

E mitura nga Skenderaj shkon për të lindur në QKUK

Një vajzë e mitur nga fshati Mikushnicë e Skenderajt është dërguar për të lindur në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Policia thotë se është njoftuar nga reparti i kësaj klinike në lidhje me rastin.

Sipas policisë, viktima ishte duke bashkëjetuar me një person.

Ndërsa, me vendim të prokurorit palët do të intervistohen ditëve në vijim.

“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE – Fsh. Mikushnicë, Skenderaj 2020 – NN. Nga QKUK reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell viktima femër kosovare (e mitur) për të lindur. Viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com