E mitura shkon për të lindur në gjinekologji në spitalin e Ferizajt, policia nis hetimet

E mitura shkon për të lindur në gjinekologji në spitalin e Ferizajt, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën kanë marrë informacione se një femër e mitur ka shkuar për të lindur në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt, përcjell Insajderi.com.

Përmes raportit 24-orësh, PK ka njoftuar se lidhur me rastin, një person është intervistuar.

Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti që është inicuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”, shkon në procedurë të rregullt.

“Është pranuar informata se viktima femër kosovare e mitur, ka shkuar për të lindur në repartin e gjinekologjisë. Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin pas intervistimit të dyshuarit mashkull kosovar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com