E mitura sulmohet fizikisht nga njerku i saj

E mitura sulmohet fizikisht nga njerku i saj

Një e mitur ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në të premten rreth orës 12:20, në Prishtinë.

Rasti në polici është hapur si “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.

“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga njerku i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar QSP-ja dhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com