Sot gjatë ditës një grua e moshuar është dërguar nga Kaqaniku në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas dyshimeve se mund të jetë e prekur me koronavirus.
Kryetari i Kaqanikut Besim Ilazi, tha për Gazetën Insajderi, se e moshuar ka pasur shenja të gripit dhe dyshohet se ka pasur kontakt me disa persona të kthyer nga Italia.
“Prej drejtorit të QKMF-së me erdhi informacioni që e kanë përcjell për në QKUK një të moshuar, dyshohet se ka pasur kontakt me persona që kanë ardhur nga Italia, ka shenja të gripit, por po presim rezultatet nga niveli qëndror”.
“Jo, nuk ka ardhur nga Italia, por dyushohet se ka pasur kontakt me persona që kanë ardhur nga Italia që nuk e dim edhe ata a kanë shenja të këtij virusi a jo. Është e moshuar”, tha Ilazi.
Kryetari Ilazi ka deklaruar se janë në pritje të analizave dhe direktivat e qeverisë se sit ë veprohet më tej.
“Po presim rezultatet dhe po presim të marrim direktiva të nivelit qëndror dhe të veprojmë ashtu siq kanë vepruar komunat tjera, që kanë pasur raste, besoj edhe ne do të veprojmë njëjtë”, tha ai për Insajderin.
Numri i personave të konfirmuar me koronaviru në Kosovë është 15. Të fundit janë dy të fejuar që kanë arritur nga Londra në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari”.
Dy të konfirmuarit me koronavirus janë të fejuarit që erdhën nga Londra