Një femër ka sulmuar fizikisht infermieren në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovë, në shenjë pakënaqësie për përkujdesjen ndaj saj, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 00:40.
Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e cila ishte nën përkujdesje të prindit të saj, në shenjë pakënaqësie për përkujdesje e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – infermiere derisa ishte në kryerje të detyrës.
E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com