“E papranueshme kjo që i ndodhi luftëtarit të orëve të para”

“E papranueshme kjo që i ndodhi luftëtarit të orëve të para”

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vrasjen e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit.

Përmes një postimi për medie, Haradinaj ka thënë se është e papranueshme vrasja e luftëtarit të UÇK-së.

“E papranueshme kjo që i ndodhi luftëtarit të orëve të para”, ka shkruar Haradinaj.

Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, Kelmendit së pari ishte vrarë e pastaj djegur në veturë e tij, kurse trupi i është gjetur i karbonizuar./Insajderi.com