“E pavërtetë”: Grenell demanton lajmin për udhëtimin pa viza drejt SHBA-së

“E pavërtetë”: Grenell demanton lajmin për udhëtimin pa viza drejt SHBA-së

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, ka demantuar lajmin se 45 ditë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, qytetarët e të dyja shteteve mund të udhëtojnë pa viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka hedhur poshtë një njoftim të tillë, duke sqaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Lidhur me këtë lajm, kishte reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili tha se mediat në Kosovë po raportojnë se SHBA do të njoftojë udhëtimin pa viza për Kosovën dhe Serbinë drejtë këtij vendi, gjë që do të ishte një “goditje e fortë e fytyrës ndaj Bashkimit Evropian”. /Insajderi.com