Orion Delaj është një 26-vjeçar shqiptar i cili prej më shumë se një viti qëndron në Korenë e Jugut në pritje të afirmimit të kërkesës për azil.
I kërcënuar nga gjakmarrja, siç shkruan The Korean Times në artikullin e sotëm, Delaj tregon se pse zgjodhi Korenë e Jugut në vend të Europës.
“Nga kanuni më janë vrarë dy të afërm. Në Europë shqiptarët lëvizin lirisht. Unë si shënjestër ndiqem kollaj në Europë. Kjo është arsyeja që po zgjedh Korenë” – u shpreh 26-vjeçari.
Shqiptari tregon për median koreane se ka ndërruar disa punë dhe se shpreson se artikulli në The Korean Times do t’i japë vëmendje mjaftueshëm sa autoritetet koreane t’i mundësojnë pranimin e kërkesës së tij dhe integrimin në këtë shtet të largët.