
Rasti i të mitures Elona Krasniqit e cila u dhunua dhe u vra nga axha i saj kishte tronditur atë kohë opinonin kosovar.
Sinan Krasniqi nga Shtimja, ishte dënuar me 40 vite, pasi u shpall fajtor se kishte përdhnuar dhe më pas mbytur mbesën e tij 7-vjecare.
Në shtator të viti 2006, babai I Elonës e kishte raportuar zhdukjen e vajzës, e cila pas disa kohësh ishte gjetur e vdekur.
Një rast I tillë ishtë ndër ët rrallë, ku shkaktoi tronditje pasi u kuptuar se vrasja makabër e të mitures ishte kryer nga axha i saj.
Elona e cila ndiqte mësimet në klasën e dytë, ishtë gjetur pas 20 ditëve kërkimesh nga banorët, policia dhe pjesëtarët e KFOR-it.
Pas kryerjes së obduksionit, mjekësia ligjore kishte konstatuar se Elona ishte dhunuar në forma të ndryshme përpara se të mbytej me pantallonat e saj.
Sipas Policisë, raste të raportuara për krimin “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”, në vitin 2014 ka pasur 56 sosh, derisa vetëm një vit më vonë u rrit numri në 65 të tilla. Në vitin 2016 situata kishte eskaluar me 76 raste të raportuara, derisa në vitin 2017 u raportuan edhe 63 raste të tjera. Në vitin e kaluar po ashtu u raportuan edhe 62 raste për të njëjtin krim.
InDoks në këtë episod do të trajtojë pedofilinë në Kosovë. Krimin që të gjithë duan ta heshtin. Ta varrosin. Flasin ata që e kanë studiuar atë, njerëzit që merren me mbrojtjen e fëmijëve, psikologë e seksologë. Rrëfehen storie të pa shfaqura në publikë më parë. Janë histori për bishat që sulmojnë fëmijë/InsajderiIndoks
InDoka | Pedofilia krimi që të gjithë duan ta varrosin – 24.11.2019
InDoks | Pedofilia krimi që të gjithë duan ta varrosin – 24.11.2019Në Kosovë janë edhe shumë raste pedofilie që kanë përfunduar me viktima. Shumë raste kurrë nuk janë lajmëruar, por edhe ato që janë denoncuar e hetuar janë shumë.InDoks në këtë episod do të trajtojë pedofilinë në Kosovë. Krimin që të gjithë duan ta heshtin. Ta varrosin. Flasin ata që e kanë studiuar atë, njerëzit që merren me mbrojtjen e fëmijëve, psikologë e seksologë. Rrëfehen storie të pa shfaqura në publikë më parë. Janë histori për bishat që sulmojnë fëmijë.Pedofilia, krimi që të gjithë duanë ta varrosin, me autor Visar Duriqi. Këtë të diele, 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi
Gepostet von Insajderi am Sonntag, 24. November 2019