E pranon Albin Kurti, VV bënë koalicione politikisht jo të moralshme

E pranon Albin Kurti, VV bënë koalicione politikisht jo të moralshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pranuar për herë të parë gjatë ditës së sotme se subjekti që ai udhëheq nuk ka bërë koalicione të moralshme, por koalicione strategjike, shkruan Insajderi.

Ai i ka bërë këto komente duke iu referuar takimeve të shpeshta me Isa Mustafen, kryetarin e LDK-së dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar parazgjedhjeve të fundit me Behgjet Pacollin, që dikur e quante “njeri i Rusisë”.

Kurti në T7 fillimisht ka pranuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka problem bashkëpunimin me  LDK-në pasi që sipas tij, LDK ka dëshmuar se di t’i rezistoj shantazheve të pushtetit.

“Së pari nuk do të thotë se kemi dallime në të tashme dhe probleme nga e kaluara. Por jam i bindur se kur është çështja për shpëtimin e Kosovës dhe sot LDK me kryetar Isa Mustafa ka dhënë prova se nuk mund të shantazhohet nga pushteti duke i rezistuar trysnive të mëdha për t;u distancuar nga VV dhe për të devijuar”.

“Unë mendoj edhe nëse ka qenë ashtu i ka nxjerr mësimet e duhura, kur ka ndodhur rrëzimi i Qeverisë Mustafa”, ka deklaruar Kurti.

Por, përveç që Mustafën e quante njeri të Rrahman Morinës, Kurti kishte qenë i gatshëm të bashkëpunonte edhe me “njeriun e Rusisë”. Këtë epitet Vetëvendosje i kishte dhënë në të kaluarën Behgjet Pacollit, shkruan Insjaderi.

“Të gjithë ata që dëshironin ta kundërshtonin këtë PAN hajni në ua kemi dhënë mundësinë në atë kohë. Besojmë në ndryshimin e njerëzve. Para kësaj e kemi pas kritikë, ekskuzivitetin i saj se ju po besoni që jeni më të mirët dhe me të mençurit dhe nuk bashkëpunoni me askënd. Ne bashkëpunimet nuk i kemi pasur morale, i kemi pasur strategjike”, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se në të kaluarën, sa Isa Mustafa kishte qenë kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar disa herë protesta duke e quajtur “Isë, Isë argati i Serbisë”.

Në njërën prej protestave, ishte sulmuar edhe shtëpia e Mustafës. Ndërsa edhe deputetë e aktivistë të kësaj partie e kishin gjuajtur Mustafën me vezë.

Gjatë një paraqitje televizive të Kurtit, ai e quante koalicion VV-LDK si shpëtim për Kosovën.

“Unë besoj që koalicioni LDK-VV e shpëton Kosovën, por tash nuk jemi atje”, ka thënë Kurti.

Po ashtu i pari i VV-së ka treguar se ai është duke i ruajtur kontaktet me Isa Mustafën.

“Jemi duke mbajtur kontaktet ende me LDK-në. Konjufca me Avdulla Hotin e unë me Isa Mustafën”, ka deklaruar Kurti./Insajderi.com