
Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka qenë target i mediave ndërkombëtare pasi në një video shihet “duke e goditur një fëmijë në kokë”.
Video e shpërndarë nëpër rrjete sociale ka të bëjë me pjesëmarrjen e Erdoganit në një inaugurim.
Bëhet fjalë për ingaurimin e një ure në qytetin e Rizës.
Sipas procedurës, presidenti turk do të duhej ta prente Shirin.
Por, atë e bëri një fëmijë, gjesti i së cilit i kushtoi në “disa goditje” në kokë.
Në Turqi dhe në vende të tjera ka pasur reagime të shumta. /Insajderi.com